Personat fizik/individ

Një nga qëllimet kryesore të Natura 2000 është përfshirja e publikut të gj[rë. Kjo është vendimtare për implementimin e vërtetë të Natura 2000 edhe në aspektin e të kuptuarit të asaj çka do të thotë të jesh pjesëmarrës kur mirren vendime. Ka disa mënyra ku ju mund të merrni pjesë:

Në rrugë …

Më 21 maj të gjithë e festojnë Ditën e Evropës për Natura 2000, Ju lutemi të pyesni nëse ajo festohet në komunën Tuaj.

Në internet …

Rregullisht vizitoni faqen tonë dhe përcillni rrjetet sociale

facebook.com/Natura2000MK

instagram.com/natura2000mk/

Në kohën tuaj të lirë …

Ju lutem na tregoni se çfarë mendoni, tregoni për zonat që mund të jenë pjesë e Natura 2000, na tregoni nëse jetoni në zonat potenciale të mbrojtura të Natura 2000, na tregoni informacion mbi habitatet dhe speciet pranë jush, etj.

Në debate publike…

Në aspektin e legjislacionit mbi natyrën çka do të ndryshohet si pjesë e implementimit të Natura 2000 në drejtim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së, merrni pjesë në debatet publike dhe shprehni pikëpamjet e tuaja.

eu-flag-footermk-flag-footerThis web site has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this publication are the sole responsibility of MoEPP and / or SYKE and its consortium partners and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.