Programi Jetë + është instrument financiar i BE-së për mjedisin dhe aksionet klimatike. Qëllimi i përgjithshëm i Programit Jeta + është që të kontribuojë për implementimin, azhurimin dhe zhvillimin e politikës dhe legjislacionit të BE-së për mjedisin dhe klimën me bashkë-financimin e projekteve me vlerën e shtuar evropiane. Programi ka filluar në vitin 1992 dhe deri më sot në BE ka bashkë-financuar 3954 projekte. Vendi ynë mund të marrë pjesë në Programin Jetë + vetëm si partner i një vendi- anëtare të BE-së.
Programi Jetë + përmban tri sfera tematike :
- LIFE+ Natyra dhe Biodiversiteti bashkë-financon përvojat më të mira ose pilot projekte të cilët kontribuojnë në implementimin e direktivave për shpendë dhe habitate dhe të rrjetit Natura 2000.
- LIFE+ Politika e Mjedisit dhe Qeverisja bashkë-financon projekte innovative apo pilot projekte të cilët kontribuojnë në implementimin e politikave evropiane për mjedisin dhe zhvillimin e ideve inovative të politikave, teknologjive, metodave dhe instrumenteve.
- LIFE+ Informatat dhe Komunikimet është një komponentë e re e cila bashkë-financon projekte të ndërlidhura me komunikimin dhe fushatat për ngritjen e vetëdijes për mjedisin, mbrojtjen e natyrës apo të çështjeve për mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe projekte për parandalimin e zjarreve në pyje (ndërgjegjësimit, trajnimit të veçantë).
Për më tepër informata, ju jutemi ta vizitoni: www.ec.europa.eu/environment/life
Personi për kontakt:
Мr. Vllatko Tërpeski
e-mail: v.trpeski@moepp.gov.mk