Një përfitim tjetër është përmirësimi i legjislacionit. Shumë ligje duhet të harmonizohen para hyrjes në BE, dhe ai që mbulon mbrojtjen e natyrës është njëri nga ata. Ekzistimi i legjislacionit i cili është krijuar mbi të njëjtën bazë do të thotë koordinim më i mirë dhe rezultate më të mira.
Por, mund të parashtrohet pyetja – nëse vendi duhet të presë deri sa të bëhet anëtare, cili është benefiti/përfitimi nga fillimi i procesit për Natura 2000 përderisa vendi ende nuk është kandidat? Përgjigja është se ruajtja më e lartë dhe më e kontrolluar është e dobishme për origjinën e saj, madje edhe para se zonat të bëhen pjesë e zyrtarizuar e Natura 2000.
Krahas kësaj, Natura 2000 vendos mundësi të reja në mjediset rurale përmes zhvillimit të eko-turizmit, bujqësisë së qëndrueshme dhe shfrytëzimit të resurseve natyrore në një mënyrë që nuk do ta rrezikojë mjedisin. Natura 2000 mund të bëhet një burim i rëndësishëm i të ardhurave për banorët lokal, e kjo përfshin:
- Zhvillimin e turizmit – rrjeti ekologjik Natura 2000 ndikon pozitivisht në mjedisin dhe kjo është dëshmuar shkencërisht. Në bazë të kësaj, kjo tërheq turistët dhe rrit numrin e vizitorëve;
- Pasi që të bëhet anëtare, pronarët e tokës mund të kenë dobi nga ajo se ato tani më janë në zonat e Natura 2000 dhe mund të priten përfitime financiare për banorët lokal të cilët kryejnë aktivitete për mbrojtjen zonës në Natura 2000;
- Qeveria gjithashtu mund të fitojë financa dhe programe për përmirësimin e gjendjes së infrastruktures (për rrugë, kanalizim, rrugë pedonale, arsim dhe programe për trajnim dhe gara, etj.) në zonën e Natura 2000 pasi që vendi të hyjë në BE.