Strategjia e Biodiversitetit
Objektivat e Strategjisë së biodiversitetit janë që të parandalohet humbja e biodiversitetit dhe shërbimet e ekosistemeve në BE dhe që të ndihmohet dhe të ndalohet humbja globale e biodiversitetit deri në vitin 2020 . Ky është rezultat i angazhimeve të ndërmarrura nga BE-ja në vitin 2010 në kuadër të Konventës Ndërkombëtare për Biodiversitet.
http://ec.europa.eu/environment/nature/biodiversity/strategy/index_en.htm
Ligji i Natyrës dhe Biodiversitetit
Në nivel të BE-së, natyra dhe biodiversiteti janë të mbrojtura me disa ligje. BE-ja është përkushtuar për mbrojtjen e natyrës nga miratimi i Direktivës për shpendë në prill të vitit 1979. Pas kësaj në vitin 1992 u miratua Direktiva për habitate. Si rezultat i Tregut të vetëm evropian dhe mungesës së kontrolleve kufitare sistematike në kuadër të BE-së, dispozitat e Konventës për Tregti Ndërkombëtare me specie të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES) nga viti 1997 , duhet të implementohen njësoj në të gjitha vendet -anëtare të BE-së Në vitin 1999 BE e forcoi rolin e kopshteve zoologjike në ruajtjen e biodiversitetit dhe nga viti 2014 iu përkushtua mbrojtjes së biodiversitetit natyror dhe shërbimet e ekosistemit nga speciet apo speciet pushtuese.
http://ec.europa.eu/environment/nature/legislation/index_en.htm
Direktiva për shpendët
Еvropa është shtëpia e më tepër se 500 specieve shpendë të egër. Aktualisht të paktën 32% e specieve të shpendëve në BE, nuk janë në gjendje të mire të ruajtjes. Direktiva për shpendët ka për qëllim që ti mbrojë të gjithë 500 speciet e shpendëve të egër, të cilat në mënyrë natyrore i hasim në Bashkimin Evropian . Speciet e egra të shpendëve të shpeshta shtegtare mund të mbrohen vetëm me bashkëpunimin ndërkufitarë. Zgjerimi urban dhe rrjetet transportuese i fragmentojnë dhe zvogëlojnë habitatet e tyre, bujqësia intensive, pylltaria, peshkimi dhe përdorimi i pesticideve e reduktojnë furnizimin me ushqim dhe nevojitet rregullimi i gjuetisë, me qëllim që mos të dëmtohen populacionet. Vendet anëtare të brengosura për reduktimin e tyre në prill të vitit 1979 , unanimisht e miratuan Direktivën 79/409/EEC. Kjo është pjesa më e vjetër e legjislacionit të BE për mjedisin dhe një nga gurëthemelet e tij. E ndryshuar në vitin 2009 bëhet Direktiva 2009/147/BЕ.
http://ec.europa.eu/environment/nature/legislation/birdsdirective/index_en.htm
Direktiva e habitateve
Direktiva e habitateve siguron ruajtjen e një spektri të gjërë të specieve të rralla, të rrezikuara ose endemike të kafshëve dhe bimëve. Rreth 200 specie të rralla dhe karakteristike të habitateve, gjithashtu janë përcaktuar që të ruhen në këtë mënyrë. Direktiva 92/43/BЕЕ (e miratuar më 21 mај, 1992) për ruajtjen e habitateve natyrore dhe të florës dhe faunës së egër ka për qëllim promovimin e ruajtjes së biodiversitetit, duke marrë parasysh nevojat ekonomike, sociale, kulturore dhe rajonale. Kjo Direktivë me Direktivën e shpendëve është gurthemeli i Politikës Evropiane për Mbrojtjen e Natyrës dhe për krijimin e rrjetit të gjërë ekologjik Natura 2000 zonat e mbrojtura në BE, të mbrojtura nga zhvillimet e dëmshme potenciale.
http://ec.europa.eu/environment/nature/legislation/habitatsdirective/index_en.htm
Mbrojta e specieve
Bota e jonë e egër gjithnjë e më tepër është në rrezik. Një vlerësim i kohëve të fundit në Evropë për statusin konservatorë të rreth 6000 specieve evropiane të kryer nga IUCN, tregoi se gati 25% e specieve të kafshëve evropiane tani rrezikojnë të zhduken. Direktivat e BE-së për habitatet dhe shpendët kërkojnë nga vendet-anëtare që të sigurojnë edhe mbrojtjen fizike të disa ekzemplarëve nëpër 28 vende të BE-së, si dhe ruajtjen e zonave për shumimin dhe pushimin e disa specieve veçanëriasht të rralla dhe të rrezikuara në kuadër të rrjetit Natura 2000 . BE, gjithashtu , i përcakton rregullat për mirëqenien e kafshëve dhe punon me bashkësinë ndërkombëtare për luftën kundër tregtisë ilegale me kafshë të egra nga e gjithë bota.
http://ec.europa.eu/environment/nature/conservation/index_en.htm
Njohuritë dhe të dhënat
Potikat efektive të biodiversitetit dhe shërbimet e ekositemeve mbështeten në hulumtimet dhe risitë e vazhdueshme. Qëllimi ynë është përmirësimi i njohurive për biodiversitetin që të mbështetet politika e azhurimit të të dhënave dhe informacioneve shkencore. Platforma jonë politike për të dhënat dhe shkëmbimin e informacioneve të biodiversitetit është Sistemi Informativ Evropian i Biodiversitetit (BISE).
http://ec.europa.eu/environment/nature/knowledge/index_en.htm