Еvropa përfshin më pak se 5% të sipërfaqes së Tokës. Megjithatë , ajo ka një larmi të madhe të bimëve, kafshëve dhe peizazheve, disa nga to nuk mund të gjenden në asnjë vend tjetër të botës. Me qëllim që ta mbroj natyrën e saj, Bashkimi Evropian ka krijuar një rrjet ekologjik, të quajtur Natura 2000, rrjeti më i madh i koordinuar i zonave të mbrojtura në botë. Ai mbulon më tepër se 18% të tokës dhe rreth 6% të territorit detar të BE-së. Ai siguron shtëpinë e specieve të rrezikuara të bimëve dhe kafshëve. Ky është rrjeti i zonave për mbarështimin dhe pushimin e specieve të rralla të rrezikuara, shtrihet përgjatë të gjitha vendeve të BE-së dhe është futur edhe në vendet kandidate.
Qëllimi i rrjetit Natura 2000 është sigurimi afatgjatë i mbijetesës së specieve dhe habitateve më të vlefshme dhe të rrezikuara në Evropë, të inkorporuara në Direktivën e BE-së për shpendë dhe Direktivën e BE-së për habitate.
Në fakt, rrjeti Natura 2000 është themeluar në vitin 1992, me miratimin e Direktivës së BE-së për habitate, që mbron botën e egër dhe habitatet natyrore në Evropë. Nga ana tjetër, Direktiva e BE-së për shpendë u miratua në vitin 1979 me qëllimin më të rëndësishëm që të mbrohen speciet e egra të shpendëve dhe habitatet e tyre më të rëndësishme në Bashkimin Evropian. Me këtë direktivë disa aktivitete janë të kufizuara, siç janë ruajtja dhe shitja e shpendëve të egër .Ajo gjithashtu vendos mekanizma ligjore për rregullimin e aktiviteteve siç është gjuetia, e për këtë sigurohet qëndrueshmëri.
Rrjeti Natura 2000 përfshin dy specie të zonave: Zonat e mbrojtura të veçanta (SPA), të cilat janë përcakruar në pajtim me Direktivën e BE-së për shpendë dhe Zonat e mbrojtura të veçanta në pajtim me Direktivën e BE-së për habitate. Pas një pune të konsiderueshme të institucioneve dhe shkencëtarëve të ndryshëm, vendet kandidate përgatisin listat e sferave të propozuara me qëllim që të bëhen pjesë e Natura 2000. Pasi që vendi të bëhet anëtare e BE-së, ato bëhen lëndë e miratimit nga Komisioni Evropian dhe bëhen pjesë zyrtare e rrjetit të Natura 2000.
Është me rëndësi të përmendet se Natura 2000 nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e natyrës, por bazohet edhe në një parim shumë më të gjërë të mbrojtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm, ku njerëzit dhe bota e gjallë mund të bashkëjetojnë në harmoni.
Koncepti i Natura 2000, nuk ka për qëllim përjashtimin e aktiviteteve njerëzore. Qëllimi kryesorë është që të sigurojë që zonat e rrjetit të Natyra 2000 të menaxhohen në një mënyrë të qëndrueshme edhe ekonomikisht edhe ekologjikisht në këtë mënyrë duke e përmirësuar mrojtjen dhe ruajtjen e specieve dhe habitateve kryesore, edhe më tutje duke i lejuar që të zhvillohen këto aktivitete. Në të shumtën e rasteve këto nuk janë kufizime të rëndësishme të imponuara, por zbatimi i masave për mbrojtje nga njerëzit të cilët ndajnë hapësirat e tyre të jetesës me speciet dhe habitatet e rrezikuara.
Natura 2000 nganjëherë konsiderohet si diç në konflikt me zhvillimin e qytetërimit të njeriut, sidomos aspektet socio-ekonomike. Megjithate, të gjithë ne jemi pjesë e ekosistemit të planetit dhe zhvillimi social mund të bëhet në mënyrë të qëndrueshme, duke pasur parasysh edhe nevojat e një zhvillimi të qytetërimit , si dhe mbajtjes së baraspeshës së mjedisit. Natura 2000 është shtylla e Infrastrukturës së gjelbër evropiane, që siguron shërbime të ekosistemit( ushqim, lëndë të parë, ajër të pastër dhe ujë e të tjera) dhe sigurimin e zhvillimit të tashëm dhe të ardhëshëm . Në këtë drejtim, informimi i njerëzve për Natyrën 2000 në masë të madhe ndikon në implementimin e saj përkatës dhe për tejkalimin e frikës së pa bazuar. Qëllimi është gjithashtu që të krijojnë partneritete me palët e tanguara dhe banorët lokal, ku organizatat e shoqërisë civile, pushteti lokal dhe organizatat afariste kanë një rol kyç.