Një punëtori u organizua në Qendrën Informative të Institucionit Publik Parku Kombëtar Pelister, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve ndërmjet partnerëve për zhvillimin e Studimit për Valorizimin/Rivalorizimin e Vlerave Natyrore të Parkut Kombëtar Peliser. Ekipi i Binjakëzimit po prezantonte hulumtimin e bërë për habitatet dhe speciet në park. Projekti i Binjakëzimit do të kontribuojë në studimin për vlerat e natyrës 2000. Kompania Dekons-Ema e cila shkruan studimin po prezantonte dinamikën e punës dhe dokumentet e nevojshme për zhvillimin në mënyrë që PK Pelister të ketë një studim cilësor i cili do të promovojë të gjitha vlerat e florës, faunës dhe habitateve të rajonit, sipas Legjislacionit Kombëtar dhe BE-së. Direktivat për mbrojtjen e natyrës, të cilat do ta shënojnë PK Pelister si një zonë me vlerë të lartë, të begatë, në të ardhmen Natura 2000.
Në këtë seminar u prezantuan aktivitetet e monitorimit dhe valorizimit të vlerave natyrore, sipas Projektit të BE/UNDP: Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura.