Eksperti finlandez i projektit të binjakëzimit, dr. Petri Allroth dhe eksperti kombëtar për herpetofaunën, dr. Dragan Arsovski, mbajtën ligjërata të mërkurën, më 12 qershor 2019, në Workshop-in e ri për inventarizimin dhe monitorimin e zvarranikëve dhe amfibëve në PK Pelister. . Së bashku me anëtarët e shërbimit roje nga Parku Kombëtar dhe zonat e tjera të mbrojtura, si dhe me përfaqësues të disa fakulteteve, ekspertët diskutuan rezultatet e projektit të Binjakëzimit. Me vizitën në terren në zonën e Golema Livadës, ata kontrolluan edhe protokollet e propozuara të inventarit dhe monitorimit për zvarranikët dhe amfibët.