Programi Jetë + , është një instrument financiar i BE-së për mjedisin dhe veprimet klimatike. Më 23/03/2016, në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Sektori i Natyrës pranë MMJPH ka organizuar ngjarje – Info-Dita, dedikuar programeve të BE-së sidomos programit Jetë +. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Sektorit të Natyrës pranë MMJPH me prezentim të vetin, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Sllovenisë, organet kompetente shtetërore, institucionet akademike dhe organizatat ndërkombëtare që punojnë në sferën e ruajtjes së natyrës, OJQ-të dhe organizatat e shoqërisë civile. Përfaqësuesit e Sllovenisë i prezantuan përvojat në lidhje me zbatimin e programit Jrtë + dhe më pas u bë prezantimi i projektit “Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e Natura 2000”.