U zhvillua punëtoria hyrëse për Natura 2000 ” në PK Galiçica

Të punësuarit në Parkun Kombëtar Galicica , Instituti Hidro-Biologjik ne Ohër, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Delegacioni i BE-së në Shkup, OJQ-të dhe personat që merren me veprimtari turistike në natyrë morrën pjesë në punëtorinë e tretë të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve për implementimin e Natura 2000 “. Punëtoria u hap nga Vllatko Tërpeski, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ndërsa fjalën e mori edhe Andon Bojaxhi i PK Galicica dhe Daniel Bogner, udhëheqës i ekipit të projektit.

Në këtë punëtori u ndanë përvojat nga vendet e tjera që kanë kaluar tashmë përmes procesit për krijimin e Natura 2000, për pritjet dhe rezultatet. Për më tepër, është diskutuar për ndikimin e mundshëm të zbatimit të Natura 2000 në rast se parku bëhet pjesë e rrjetit Natura 2000 e Bashkimit Evropian,