Më 4.6.2018 në ora 13:00, në Shkup u mbajt Takimi i dytë i Komitetit Drejtues, për Projektin e Binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të acquis në fushën e mbrojtjes së natyrës”. Takimi pranoi: mirëpritjen e anëtarëve të rinj nga përfaqësuesit e zonave pilot; Raporti i ndërmjetëm tremujor nr. 2; Letra anësore operative nr. 3; dhe Raporti i Udhëtimit Studimor nga Lituania. U diskutua për Draft Rregulloren për Vizualizimin dhe Shënjimin dhe draft Planin e Përfshirjes së Palëve të Interesit. U konstatua se aktivitetet janë realizuar sipas dinamikës së planifikuar të projektit. Komiteti Drejtues përbëhet nga 25 anëtarë, vëzhgues dhe zëvendësit e tyre.