Është mbajtur mbledhja e 6-të e Bordit Drejtues të projektit të Binjakëzimit

Më 7 qershor 2019, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është mbajtur takimi i gjashtë i Bordit Menaxhues të projektit të binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të legjislacionit evropian në fushën e mbrojtjes së natyrës”. Është shqyrtuar dhe miratuar Raporti i gjashtë tremujor për rezultatet e arritura, së bashku me dokumentet e rregullta të planifikimit operativ. Në takim u konstatua se tremujori i fundit i projektit do të përfundojë në mënyrë dinamike, me përmbushjen e të gjitha detyrave të pritshme, edhe pse është në kulmin e sezonit të pushimeve verore.