Ne vazhdojmë të mbrojmë natyrën, të identifikojmë zona të reja NATURA 2000 dhe të parandalojmë tregtinë e llojeve të rrezikuara të florës dhe faunës
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot së bashku me ambasadorin David Geer, drejtorin e parkut kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari dhe drejtuesin e ekipit të projektit Daniel Bogner morën pjesë në ngjarjen me rastin e fillimit zyrtar të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES”.
– Deri më tani kemi identifikuar 12 zona të mundshme Natura 2000, ndërsa projekti i ri IPA na mundëson të vazhdojmë me identifikimin dhe përcaktimin e zonave të tjera, në mënyrë që në fushën e mbrojtjes së natyrës të realizojmë interesat kombëtare, por edhe të përgatitemi për hyrje në BE – tha Nuredini.