Baza ligjore

Baza ligjore e vendit

Për qëllimet e transponimit të legjislacionit të BE-së për mbrojtjen e natyrës, burimet më të rëndësishme janë Ligji për Mbrojtjen e Natyrës, ligjet për shpalljen e zonave të mbrojtura dhe aktet nënligjore për mbrojtjen e natyrës.

Ligji për Mbrojtjen e Natyës u miratua në vitin  2004 si ligj i përgjithshëm i cili e rregullon mbrojtjen e natyrës permes mbrojtjes së biodiversitetit dhe diversitetit të peizazheve dhe mbrojtjes së trashëgimisë natyrore në zonat e mbrojtura dhe jashtë zonave të mbrojtura, si dhe mbrojtjes së relikteve natyrore. Që atëherë janë bërë disa ndryshime, gjithashtu edhe për harmonizimin me natyrën e legjislacionin të BE-së .

Në bazë të këtij ligji për mbrojtjen e natyrës, ligjet e tjera të veçanta për shpalljen e zonave të mbrojtura janë miratuar:

  1. Ligji për shpalljen e lokalitetit Ploçe-Litotelmi për rezervat natyror striktë ( “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr.145/10),
  2. Ligji për shpalljen e një pjese të malit Pelister për Park Kombëtar (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr.150/07),
  3. Ligji për shpalljen e një pjese të malit Galiçicë për Park Kombëtar (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 171/10),
  4. Ligji për shpalljen e lokalitetit Markovi Kuli për monument natyror (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 49/06),
  5. Ligji për shpalljen e lokalitetit Ujëvara e Smolarës për monument natyror ( ” Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 35/06),
  6. Ligji për shpalljen e lokalitetit Kuklicë për monument natyror (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 103/08),
  7. Ligji për shpalljen e lokalitetit Lokvi Konjare e Madhe  për monument natyror ( ” Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 124/10),
  8. Ligji për shpalljen e shpellës Burimet e Sllatinës  për monument natyror ( ” Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 23/11),
  9. Ligji për shpalljen e Liqenit të Prespës për monument natyror (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 51/11),
  10. Ligji për shpalljen e Liqenit të Dojranit  për monument natyror ( ” Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 51/11),
  11. Ligji për shpalljen e Burimet e Vevçanit  për monument natyror ( ” Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr 39/12) dhe
  12. Ligji për shpalljen e lokalitetit Ezerani i Liqenit të Prespës për Park Natyror. ( ” Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 24/12).

Lista e akteve nënligjore të miratuara nga sfera  e mbrojtjes së natyrës

Rregullorja për dhënien e lejes për grumbullimin e specieve të rrezikuara dhe të mbrojtura të bimëve, kërpudhave dhe kafshëve të egra dhe pjesëve të tyre.
(“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.102/2009)

Rregullorja për dhënien e lejes për zbatimin e kërkimeve shkencore në natyrë (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.101/2009)

Rregullorja për formën dhe  përmbajtjen e formularit për aplikim, leje dhe çertifikat për tregti me specie të rrezikuara dhe të mbrojtura të bimëve, kërpudhave dhe kafshëve të egra dhe pjesëve të tyre si dhe dokumentacioni i nevojshëm që i bashkangjitet aplikacionit  (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.134/2010)

Lista e specieve të rrezikuara dhe të mbrojtura e bimëve, kërpudhave dhe kafshëve të egra dhe pjesëve të tyre (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.15/2012)

Dekreti për mënyrën dhe procedurën e dhënies së lejes përkatësisht çertifikatës, si dhe për llojin e lejes përkatësisht  çertifikatës dhe përcaktimi i pikave kufitare përmes të cilave mund të bëhet tregtia  me specie të rrezikuara dhe të mbrojtura të bimëve, kërpudhave dhe kafshëve të egra dhe pjesëve të tyre (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.135/2010)

Dekreti për mënyrën e veprimit gjatë tregtisë me specie të rrezikuara dhe të mbrojtura të bimëve, kërpudhave dhe kafshëve të egra dhe pjesëve të tyre nga ana e organeve doganore, organeve tjera kompetente dhe shërbyese në kalimet kufitare, institucionet shkencore dhe profesionale si dhe të depozituesve të autorizuar të monstrave të konfiskuara gjatë tregtisë së paligjshme (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.177/2011)

Listat për përcaktimin e specieve të egra të mbrojtura dhe të mbrojtura  në mënyrë rigoroze (Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.139/2011)

Rregullorja  për  masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e monumenteve të natyrës, forma dhe përmbajtja e formullarit të lejes për zbatimin e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen dhe rinovimin e monumetit të natyrës. (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.126/2010)

Rregullorja  për  masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e parkut të natyrës  (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.126/2010)

Rregullorja për përmbjatjen e Studimit për vlerësimin ose rivlerësimin e zonës së mbrojtur (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.26/2012)

Rregullorja për përmbjatjen e planeve për menaxhimin me zonat e mbrojtura dhe programet vjetore për mbrojtjen e natyrës (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.26/2012)

Rregullorja  për përmbjatjen e programit për dhënien e provimit profesional për roje  në zonën e mbrojtur dhe mënyra dhe procedura e dhënies së provimit profesional
(“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.126/2010)

Rregullorja  për dukjen dhe llojin e uniformës zyrtare, qëndrueshmëria dhe mënyra e përdorimit të saj – mbajtja e pajisjes të cilën duhet ta mbajnë rojet dhe përmbajtja dhe forma e legjitimacionit zyrtar, si dhe mënyra e dhënies dhe marrjes së legjitimacionit  (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr.103/2012)

Rregullorja për evidencën e mbrojtjes së natyrës (“Gazeta Zyrtare e RM-së “ nr. 102/2012)

Gjithashtu, vendi ynë është nënshkrues i konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në vijim nga sfera e mbrojtjes së biodiversitetit:

  1. Konventa për Mbrojtjen e Habitateve Ujore me Rëndësi Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shpendëve të Ujit (Ramsar, 1971). Konventa u ratifikua me Dekretin për ratifikim (Gazeta Zyrtare e RSFЈ nr. 9/77). Vendi ynë u bë anëtare  e Konventës së Ramsar-it me nominimin e Liqenit të Prespës në vendin e ramsarit në Listën Botërore të Ramsar-it në vitin 1995.
  2. Konventa për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore UNESKO (Paris, 1972) – U ratifikua me ligj (Gazeta Zyrtare e RSFJ nr. 56/74). Vendi ynë aderoi drejt kësaj konvente më  08.09.1991 me ndarjen nga RSFJ.
  3. Konventa për Tregti Ndërkombëtare për Speciet e Egra të Rrezikuara Bimore dhe Shtazore CITES (Vashington, 1972) – E ratifikuar me Ligjin për ratifikim (Gazeta Zyrtare e RM nr.82/99), vendi ynë është palë e kontraktuar nga tetori i vitit 2000
  4. Konventa për Mbrojtjen e Specieve Migratore  të Kafshëve të Egra (Bon, 1979) – E ratifikuar me Ligjin për ratifikim  (Gazeta Zyrtare e RM nr.38/99), hyri në fuqi për vendin tonë në nëntor të vitit  1999.
  5. Коnventa për Mbrojtjen e Botës së Egër Bimore dhe Shtazore dhe habitatet natyrore në Evropë (Bern, 1979) – U ratifikua me Ligjin për ratifikim , (Gazeta Zyrtare e RM nr.49/97), hyri në fuqi në prill të vitit  1999.
  6. Коnventa për Biodiversitetin (Riо, 1992) – E ratifikuar me Ligjin për ratifikim  (Gazeta Zyrtare e RM nr.54/97), hyri në fuqi në vitin  1998
  7. Marrëveshja për Mbrojtjen e Lakuriqëve në Evropë (London, 1991) – U ratifikua me Ligjin për ratifikim (Gazeta Zyrtare e RM nr.38/99), huri në fuqi në vendin tone në shtator të vitit  1999.
  8. Marrëveshja për Mbrojtjen e Specieve Migratore të Shpendëve Ujorë Afrikane-Aziatike (Hagë, 1995) – u ratifikua me Ligjin e ratifikimit  – (Gazeta Zyrtare e RM nr.32/99), hyri në fuqi në shtetin tonë në nëntor të vitit  1999.
  9. Konventa Evropiane për Peizazhin (Firencë, 2000) –  E ratifikuar me Ligjin për ratifikim  (Gazeta Zyrtare e RM nr. 44/2003)

Krahas direktivave për shpendë dhe habitate, directives së kopshteve zoologjike dhe CITES rregullativës, burime të tjera ligjore të BE-së nga sfera e mjedisit duhet të merren parasysh , e ato janë të lidhura me këto direktiva:

  • Direktiva 2001/42/EC për vlerësimin e efekteve nga disa plane dhe programe mbi mjedisin jetësor
  • Direktiva 2011/92/ ЕC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit nga 13 dhjetori 2011 për vlerësimin e efekteve nga disa projekte publike dhe private mbi mjedisin jetësor
  • Direktiva 2003/4/ЕC e Parlamentiot Evropian dhe e Këshillit nga 28 janar 2003 për qasjen e publikut deri te informacionet për mjedisin jetësor
  • Direktiva 2003/35/ЕC eParlamentit Evropian dhe e Këshillit nga 26 maj 2003 për sigurimin e pjesëmarrjes së publikut në lidhje me përgatitjen e disa planeve dhe programeve nga sfera e mjedisit jetësor
  • Direktiva 2004/35/ЕC Parlamentit Evropian dhe e Këshillit nga 21 prill 2004 për përgjegjësinë për mjedisin jetësor në lidhje me parandalimin dhe mënjanimin e dëmit ndaj mjedisit jetësor
  • Direktiva 2008/99/EC për mbrojtjen e mjedisit jetësor nëpërmjet të drejtës penale.