Еvropa përfshin më pak se 5% të sipërfaqes së Tokës. Megjithatë , ajo ka një larmi të madhe të bimëve, kafshëve dhe peizazheve, disa nga to nuk mund të gjenden në asnjë vend tjetër të botës. Me qëllim që ta mbroj natyrën e saj, Bashkimi Evropian ka krijuar një rrjet ekologjik, të quajtur Natura 2000, rrjeti më i madh i koordinuar i zonave të mbrojtura në botë. Ai mbulon më tepër se 18% të tokës dhe rreth 6% të territorit detar të BE-së. Ai siguron shtëpinë e specieve të rrezikuara të bimëve dhe kafshëve. Ky është rrjeti i zonave për mbarështimin dhe pushimin e specieve të rralla të rrezikuara, shtrihet përgjatë të gjitha vendeve të BE-së dhe është futur edhe në vendet kandidate.
”Qëllimi i rrjetit Natura 2000 është sigurimi afatgjatë i mbijetesës së specieve dhe habitateve më të vlefshme dhe të rrezikuara në Evropë, të inkorporuara në Direktivën e BE-së për shpendë dhe Direktivën e BE-së për habitate.”
Në fakt, rrjeti Natura 2000 është themeluar në vitin 1992, me miratimin e Direktivës së BE-së për habitate, që mbron botën e egër dhe habitatet natyrore në Evropë. Nga ana tjetër, Direktiva e BE-së për shpendë u miratua në vitin 1979 me qëllimin më të rëndësishëm që të mbrohen speciet e egra të shpendëve dhe habitatet e tyre më të rëndësishme në Bashkimin Evropian. Me këtë direktivë disa aktivitete janë të kufizuara, siç janë ruajtja dhe shitja e shpendëve të egër .Ajo gjithashtu vendos mekanizma ligjore për rregullimin e aktiviteteve siç është gjuetia, e për këtë sigurohet qëndrueshmëri.
Dy direktivat-për shpendë dhe habitate, kanë vendosur standarde të larta për mbrojtjen e natyrës në 28 vende-anëtare dhe zbatimi i tyre bëhet përmes rrjetit Natura 2000. Direktivat kanë shtojca në të cilat të gjitha speciet dhe habitatet janë përmendur dhe ato shfrytëzohen si bazë në çdo vend , por mund të zgjerohen, varësisht nga situata në vend. Zona të cilën çdo vend do ta kyç si pjesë të rrjetit Natyra 2000 nuk është caktuar, kjo është diç që mund të zhvillohet me kalimin e kohës edhe atë në bazë të vlerësimit të ekspertëve, si rezultat i mbivendosjes hapësinore të të gjitha zonave të caktuara për çdo lloj dhe specie të habitatit. Madhësia e sipërfaqes së zonës Natura 2000 mund të ndryshojë nga zona shumë të vogla (më pak se një hektarë) dhe zona shumë të mëdha (më tepër se 50.000 hektarë).
Rrjeti Natura 2000 përfshin dy specie të zonave: Zonat e mbrojtura të veçanta (SPA), të cilat janë përcakruar në pajtim me Direktivën e BE-së për shpendë dhe Zonat e mbrojtura të veçanta në pajtim me Direktivën e BE-së për habitate. Pas një pune të konsiderueshme të institucioneve dhe shkencëtarëve të ndryshëm, vendet kandidate përgatisin listat e sferave të propozuara me qëllim që të bëhen pjesë e Natura 2000. Pasi që vendi të bëhet anëtare e BE-së, ato bëhen lëndë e miratimit nga Komisioni Evropian dhe bëhen pjesë zyrtare e rrjetit të Natura 2000.
”Është me rëndësi të përmendet se Natura 2000 nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e natyrës, por bazohet edhe në një parim shumë më të gjërë të mbrojtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm, ku njerëzit dhe bota e gjallë mund të bashkëjetojnë në harmoni.”
Koncepti i Natura 2000, nuk ka për qëllim përjashtimin e aktiviteteve njerëzore. Qëllimi kryesorë është që të sigurojë që zonat e rrjetit të Natyra 2000 të menaxhohen në një mënyrë të qëndrueshme edhe ekonomikisht edhe ekologjikisht në këtë mënyrë duke e përmirësuar mrojtjen dhe ruajtjen e specieve dhe habitateve kryesore, edhe më tutje duke i lejuar që të zhvillohen këto aktivitete. Në të shumtën e rasteve këto nuk janë kufizime të rëndësishme të imponuara, por zbatimi i masave për mbrojtje nga njerëzit të cilët ndajnë hapësirat e tyre të jetesës me speciet dhe habitatet e rrezikuara.
Natura 2000 nganjëherë konsiderohet si diç në konflikt me zhvillimin e qytetërimit të njeriut, sidomos aspektet socio-ekonomike. Megjithate, të gjithë ne jemi pjesë e ekosistemit të planetit dhe zhvillimi social mund të bëhet në mënyrë të qëndrueshme, duke pasur parasysh edhe nevojat e një zhvillimi të qytetërimit , si dhe mbajtjes së baraspeshës së mjedisit. Natura 2000 është shtylla e Infrastrukturës së gjelbër evropiane, që siguron shërbime të ekosistemit( ushqim, lëndë të parë, ajër të pastër dhe ujë e të tjera) dhe sigurimin e zhvillimit të tashëm dhe të ardhëshëm . Në këtë drejtim, informimi i njerëzve për Natyrën 2000 në masë të madhe ndikon në implementimin e saj përkatës dhe për tejkalimin e frikës së pa bazuar. Qëllimi është gjithashtu që të krijojnë partneritete me palët e tanguara dhe banorët lokal, ku organizatat e shoqërisë civile, pushteti lokal dhe organizatat afariste kanë një rol kyç.