Në Stenjë u mbajtën ligjërata për zogjtë

Në stacionin e monitorimit të Liqenit të Prespës u mbajt ligjërata për fëmijët e shkollës fillore “Brakë Miladinovci”. Informatat për shpendët e pranishëm në këtë rajon dhe rëndësinë e tyre në kuadër të Natura 2000 e kanë shpjeguar ekspertët për shpendët nga projekti për realizimin e Natura 2000 – Nicky Petkov dhe Mihail Iliev, ndërsa pjesën e përgjithshme në lidhje me ekosistemet dhe rëndësinë e natyra u mbulua nga përfaqësues të Komunës së Resnjës dhe Ministrisë së Mjedisit. Më pas aktiviteti vazhdoi me një vizitë në varkë për monitorim, shikim të shpendëve me dylbi të posaçme dhe shpjegim të specieve, si dhe duke vizituar qendrën informative ku janë të pranishme fotot e shpendëve, por edhe të peshqve që mund të gjenden në liqen. .