Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) u themelua në vitin 1948 dhe sot është rrjeti më i madh dhe më i larmishëm i mbrojtjes së natyrës në botë, i cili përfshin anëtarë nga shumë organizata qeveritare dhe joqeveritare në mbarë botën. IUCN ka rreth 1,300 organizata anëtare me rreth 16,000 ekspertë nga 170 vende.
IUCN është një organizatë globale që ofron asistencë eksperte dhe transferim njohurish për çështje të ndryshme që lidhen me kërkimin, mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë natyrore.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mjedisit në fund të shtatorit 2016 u bë anëtare e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Kështu presim të intensifikojmë bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamentit të Mjedisit me IUCN si organizatë partnere me qëllim përmirësimin e mbrojtjes së natyrës.
Më shumë informacion mbi IUCN mund të gjeni në lidhjen e mëposhtme: https://www.iucn.org/regions/eastern-europe-and-central-asia