Të hënën, më 10 qershor 2019, u zhvillua Workshop-i i ri i Monitorimit, me qëllim prezantimin e tre dokumenteve:
– propozimi për një Metodologji Kombëtare për monitorimin dhe protokollet për 20 habitate, 20 lloje dhe 20 shpendë,
– Studimi i fizibilitetit për përdorimin e “shkencës qytetare” në monitorim dhe
– Programi kombëtar pesëvjeçar për monitorimin e specieve dhe habitateve.
Organizator dhe prezantues i aktivitetit ishte projekti i binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve për zbatimin efektiv të legjislacionit evropian në fushën e mbrojtjes së natyrës”, i menaxhuar nga Ministria e Mjedisit dhe Instituti Finlandez i Mjedisit.