Në të gjitha vendet kandidate kërkohet inkorporimi gradual i Natura 2000 dhe ky është një proces i komplikur i cili kërkon kohë. Edhe pse zonat nuk bëhen pjesë zyrtare e rrjetit Natura 2000, deri sa të bëhet vendi anëtare, legjislacioni duhet të harmonizohet dhe kjo në fakt do të thotë mbrojtje më e madhe e specieve të rrezikuara të habitateve. Gjithashtu, procesi i përzgjedhjes së zonave potenciale për rrjetin Natura 2000, të cilat do të bëhen zyrtare pasi që vendi të bëhet anëtare duhet të fillojë para aderimit. Shtatë pilot zonat e para të propozuara në Natura 2000 do të identifikohen në kuadër të projektit: “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e Natyra 2000”, deri në fund të vitit 2016.
Funksionimi i Natura 2000 bazohet në dy direktiva të BE-së: Direktiva e BE-së për shpendë dhe Direktiva e BE-së për habitate.
- Direktiva për shpendë – i përkufizon kriteret dhe vendos veglat për parandalimin e zhdukjes së specieve të shpendëve,
- Direktiva për habitatet – parashtron rregulla për mbrojtjen e specieve të tjera, si dhe bimët , kafshët dhe habitatet natyrore dhe procedurat me qëllim të mbrojtjes sidomos të zonave të rëndësishme natyrore.
Sipas akteve të përmendura më lart çdo vend anëtarë I BE-së ka për detyrim të sigurojë se për habitatet natyrore dhe speciet e përmendura në shtojcat e Direktivës për habitate dhe Direktivës për shpendë, janë siguruar kushte të volitshme për mbrojtjen ose ruajtjen e gjendjes së tyre të mire, permes shënimit dhe mbrojtjes së zonave, ku këto habitate dhe specie janë të pranishëm. Speciet dhe habitatet të cilat janë të pranishme në vendin tone do të studjohen dhe do të shfrytëzohen si bazë që të propozohen Natura 2000 zonat, ndërsa në të njëjtën kohë legjislacioni do të harmonizohet me BE. Legjislacioni i ri duhet të miratohet para se të bëhemi vend anëtarë, ndërsa puna përgatitore e shënimit të zonave është një proces afatgjatë dhe inicimi i saj është një nga kushtet kryesore për hyrje në BE.
Krijimi i zonave të reja është i mundur në kuadër të Bashkimit Evropian, ky është një proces i vazhdueshëm.
Vendi ynë është i pasur me biodiversitet dhe Natyra 2000 mund ta përmirësojë imazhin e saj Kjo në mënyrë ideale do të ndikojë në avancimin dhe zhvillimin e rajonit në tërësi, si dhe zona specifike të Natura 2000. Krahas kësaj, disa nga këto zona janë bujqësore dhe shumë njerëz janë të gatshëm të blejnë prodhime me origjinë bujqësore të prodhuara në zona të vlefshme ekologjike. Origjina e këtyre prodhimeve është e lidhur me vendin e prodhimit të tyre, me çka krijohet mundësia për prodhimet të fitohet vlera e shtuar dhe zona të promovohet, çka rezulton me përfitime financiare. Në fund ka potencial të krijojnë prodhime që i sjellin brende Natyrës 2000, duke i promovuar të gjitha prodhimet në të gjitha zonat e vendit.
Qëllimi kryesorë i këtyre programeve është përmirësimi i cilësisë së mjedisit jetësor në sfera rurale , përfshirë këtu sidomos mirëmbajtjen dhe restaurimin e habitateve me vlerë përmes promovimit të fermave të qëndrueshme, përdorimit përkatës të tokës dhe ujit dhe ruajtjes dhe mbrojtjes së specieve të rrezikuara. Në fakt, për shkak të këtyre programeve gjithnjë e më tepër njrëz nga BE janë të interesuar që zona e tyre të bëhet pjesë e këtij rrjeti ekologjik.
Rritja e kërkesës për turizëm rural siguron mundësi për ata që janë të interesuar që të merren me këtë lloj biznesi që të fitojnë një numër të madh të klientëve potencial dhe kjo i detyrohet Naturës 2000. Ekzistojnë mundësi të jashtëzakonshme në zonat e vlefshme natyrore, sidomos ato të Natura 2000. Zhvillimi i tyre nuk përzihet me mbrojtjen e vlerave natyrore dhe për këtë duhet të inkurajohet dhe të bëhet i njohur. Aktivitetet e organizuara dhe reklamuara mirë të turizmit rural mund të bëhen aktivitet i cili zgjat gjatë gjithë vitit, duke sjellur kështu përfitime materiale financiare.
Përgjithësisht, në Direktivën e shpendëve dhe Direktivën e habitateve ekzistojnë rregulla për mbrojtje strikte të këtyre specieve. Këto gjithashtu janë të lidhura ngushtë me gjuetinë dhe ka nevojë të ndihmohet në legjislacionin kombëtarë. Për Natura 2000 zonat, mund të ketë disa kufizime për gjueti në zona të mbrojtura individuale, varësisht nga funksionet qëllimore specifike dhe qëllimet për ruajtjen.
Informacionet të cilat janë në dispozicion në këtë Ueb faqe janë të përkushtuar për të siguruar një kuptim të plotë të çështjeve që lidhen me Natura 2000 në vendin tonë, ju gjithashtu mund të gjeni informacione të përgjithshme në faqen e internetit të Komisionit Evropian – www.ec.europa.eu/environment/nature/natura 2000. Nëse informacionet janë të pamjaftueshme, ju lutemi mos ngurroni të na kontaktoni.
Edhe pse këto lokacione tani për tani vetëm propozohen dhe do të bëhen zyrtare vetëm kur vendi të bëhet anëtare e BE-së, mund të merrni informacion në lidhje me lokacionet e propozuara dhe të shikoni në hartë në një pjesë të ueb faqes, që i dedikohet Natura 2000 në vend.