Trashëgimia Natyrore në vend

Edhe pse i vogël në territor, ne jemi një ndër vendet më të pasura në Evropë për sa i përket biodiversitetit, që rezulton me një pasuri të bimëve, kërpudhave dhe kafshëve të egra. Në ekosisteme dhe specie të habitateve  të ndryshme në shtet janë regjistruar rreth 1700 specie alga , 3.200  bimë vaskulare, mbi 2.000 kërpudha dhe 450  likene, 13.000 jovertebrorë, 85 peshq, 15 amfibë,  32 reptil, 333 zogj dhe   84 specie të gjitarëve . Midis tyre është numri i madh i specieve endemike: të paktën  150 algje endemike, 120 bimë vaskulare endemike, mbi 700 jovertebrorë dhe  27 specie endemike të peshqve. Disa specie i hasim vetëm këtu dhe në asnjë vend tjetër në botë, ndërsa disa janë të kërcënuar në pjesën tjetër të Evropës, por megjithatë, edhe më tej janë të pranishëm këtu.

Fillimi i procesit të implementimit të Natura 2000 do të ndihmojë për ruajtjen e specieve dhe habitateve në vendin tonë të cilat janë pjesë e Naturës 2000 dhe janë të mbrojtura në vendet-anëtare të BE-së.

Hapat e para për mbrojtjen e trashëgimisë tonë natyrore nga kënd vështrimi i Naturës 2000 janë përcaktuar në kuadër të projektit: “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e Natura 2000”, të financuar nga BE, në të cilin midis punëve tëtjera , do të përgatiten draft-listat e  referencës kombëtare  të habitateve dhe specieve. Gjithashtu,  do të identifikohen shtatë pilot zonat e propozuara të Natura 2000. Për zonat të cilat do të përpunohen  do të përgatiten të dhëna në formë digjitale (SIGJ). Kur ne të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, këto zona do të bëhen pjesë e rrjetit Natura 2000. Me kalimin e kohës, rrjeti Natura 2000 do të rritet, pasi të identifikohen zona të reja.