“U mbajt punëtoria hyrëse për Natyra 2000” në PK të Mavrovës

A mundet biodiversiteti ynë të mbrohet më shumë? Parqet kombëtare dhe zonat e tjera të mbrojtura janë të pasura me habitate dhe specie të rëndësishme në vend, disa specie kanë regjim të mbrojtjes ndërkombëtare. Fillimi i futjes së rrjetit ekologjik Natura 2000 parashikon identifikimin e zonave të veçanta, habitateve dhe specieve në nivel kombëtar, në pajtim me kërkesat e Direktivave mbi habitatet dhe shpendët, prej këtu del edhe nevoja për koordinimin me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe parqet e themeluara kombëtare.

Fillimi i futjes së rrjetit ekologjik Natura 2000 parashikon identifikimin e zonave të veçanta, habitateve dhe specieve në nivel kombëtar, në pajtim me kërkesat e Direktivave mbi habitatet dhe shpendët, prej këtu del edhe nevoja për koordinimin me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe parqet e themeluara kombëtare. Punëtoria u hap nga Vllatko Tërpeski, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ndërsa fjalën e mori edhe Daniel Bogner, lideri i ekipit të projektit dhe Ernesto Ruiz – ekspert i Habitateve.

Qëllimi i punëtorisë ishte për të forcuar kapacitetet e Parkut Kombëtarë të Mavrovës dhe bashkëpunimi me Sektorin për Mbrojtjen e Natyrës në MMJPH.

Ekspertët ndërkombëtarë – Daniel Bogner dhe Ernesto Ruiz prezantuan përvojat në lidhje me bazën ligjore për Natura 2000 zgjedhja, emërtimi dhe menaxhimi i Natura 2000 dhe aktivitetet për zhvillimit e këtyre zonave me shembuj nga vendet e BE.