U zhvillua punëtoria hyrëse për Natura 2000 ” në PK Pelister

Të punësuarit në Parkun Kombëtar Pelister, përfaqësues të cilët merren me aktivitete turistike në natyrë, përfaqësues të projekteve të tjera që punojnë për mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, morën pjesë në punëtorinë e projektit “Përforcimi i Kapaciteteve për zbatimin e Natura 2000 ” në Parkun Kombëtar Pelister. Në punëtori drejtori i Parkut Kombëtar, iu drejtua pjesëmarrësve në punëtori dhe shkaktoi një diskutim të gjatë për mënyrën e implementimit të Natura 2000, mbi avantazhet dhe ndryshimet e mundshme të nevojshme.