Udhëtim studimor në vendet e BE-së
Udhëtim studimor në Kroaci, Slloveni dhe Austri nga data 25-30.09 projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, “Improving Capacities for Natura 2000 and CITES”!
Delegacioni i përbërë nga drejtori i Sektorit të natyrës dhe drejtori i Administratës së Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të sektorit të natyrës në MMPH, përfaqësues nga Parqet Kombëtare të Malit Sharr, Galiçicë dhe Pelister, përfaqësuese nga Pyjet Nacionale, Ministra e Buqësis dhe expert të angazhuar në projekt!
Në këte agjendë u vizituan Ministria e Mjedisit dhe Zhvillimit në Zagreb, Parku Kombëtar Risnjak në Kroaci, Instituti për Mbrojtëjen e Natyrës në Republikën e Sllovenisë, udhëheqësit e regjionit Karinthia në Klagenfurt, Parkun Natyror Dobrach në Austri. Qëllimi i udhëtimit studimor është shkëmbimi i informacionit me autoritetet (ministritë dhe organet e menaxhimit të zonave Natura 2000) mbi tema që lidhen me Natura 2000 si modelet e menaxhimit të zonave të mbrojtura në vende të ndryshëme, përfitimet socio-ekonomike, konfliktet, përfshirja e palëve të interesuara etj.
Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES” zbatohet edhe ki program që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve institucionale të vendit tonë me çka u organizua ki udhëtim studimor 5 ditorë në 3 vendet e BE-së.