Janë mbajtur takime midis përfaqësuesve të ekipit projektues dhe parqeve kombëtare me qëllim të prezantimit të informacioneve për statusin e projektit: “Përforcimi i kapaciteteve për zbatimin e Natura 2000”.
Hyrja e mbledhjeve u bë nga lideri i ekipit të projektit, Daniel Bogner, ndërsa më pas vazhdoi me prezantimin e aktiviteteve kyçe të projektit, statusin e tyre, ajo çka është bërë deri më tani dhe prezantimi i hapave të planifikuara për çdo aktivitet të projektit. Nga përfaqësuesit e parqeve u kërkua që të japin propozime dhe sygjerime në kuadër të aktiviteteve për përpunimin e një Ligji të Ri të Natyrës.